Hapen kafenetë, parqet, plazhet dhe muzetë – Turqia regjistron mbi 1400 raste me coronavirus, për të katërtën ditë më radhë

Evropë

Hapen kafenetë, parqet, plazhet dhe muzetë – Turqia regjistron mbi 1400 raste me coronavirus, për të katërtën ditë më radhë

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

Infeksionet e përditshme të coronavirusit të Turqisë mbetën mbi 1.400 të mërkurën, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Sipas mediave të huaja, rreth 1.467 njerëz kanë dalë pozitivë në testet për COVID-19 në 24 orët e kaluara, duke e çuar në 181,000 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Ndërkohë, numri i të vdekurve u rrit 4,842 me 17 vdekje të reja.

Dhe siç shkruan Daily Sabah, Turqia po sheh një prirje rritëse në numrin e përditshëm të infeksioneve pasi kafenetë, restorantet, palestrat, parqet, plazhet dhe muzetë ishin të autorizuar të rihapeshin, kufizimet e udhëtimit ndër-qytet u larguan dhe urdhrat e qëndrimit në shtëpi për të moshuarit dhe të rinjtë u lehtësuan në fillim të qershorit.

Kështu, siç thuhet më tej, numri i përditshëm i infeksioneve është ngjitur në rreth 1.500 në katër ditët e kaluara, pasi qëndronte “pezull” në rreth 800-900 më parë.

Mediat turke raportojnë se numri i përgjithshëm i të shëruarve nga sëmundja arriti në 153.379, ndërsa 732 pacientë mbeten në kujdes intensiv.

Turqia e ka bërë të domosdoshme mbajtjen e maskave të fytyrës në pesë provinca të tjera, pas një “sulmi” të shpejtë në rastet e COVID-19.

Koca shkruajti në Twitter të martën se veshja e maskave tani është e detyrueshme në 42 prej 81 krahinat e Turqisë.

Në provincat e mbetura, banorëve u kërkohet të mbajnë maska në transportin publik, në dyqane dhe qendra tregtare dhe u këshillohet të veshin maska dhe të zbatojnë praktikat e distancës sociale edhe në vendet tjera.

Në këtë drejtim, Koca shkroi: “Ne nuk mund të luftojmë kundër virusit pa maska”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat