Arrestohet “mjeku alternativ”, merrte miliona, disa pacientë kanë vdekur

Evropë

Arrestohet “mjeku alternativ”, merrte miliona, disa pacientë kanë vdekur

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 07:50
Ilustrim

Zbulimi i mjekut mashtrues makabër në Greqi është kambanë alarmi për qindra palo mjekë të ngjashëm që madje promovohen fort në media kundrejt pagesës

Një 47-vjeçar i cili prezantohej si mjek duke thënë se ishte mjek alternativ, është arrestuar nga policia në Greqi. Sipas autoriteteve, ai kishte bindur pacientët që të ndërprisnin mjekimet dhe të përdornin metodat e tij alternative.

Një zëdhënës i Policisë greke tha për CNN se 47 vjeçari shënjestronte njerëz me sëmundje të pashërueshme ose në fazat e fundit. Tre prej këtyre pacientëve, 14, 16 dhe 76 vjeç, kishin humbur jetën pasi kishin ndjekur udhëzimet e tij.

Policia tha gjithashtu se të paktën 45 vetë kishin rënë pre e mashtrimit. Palo mjeku u arrestua të martën me akuzën e vrasjes, mashtrimit, falsifikimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, pas hetimeve që zgjatën më shumë se një vit. Autoritetet zbuluan se ai pretendonte të ishte një neurolog, neurokirurg dhe fizioterapist, si edhe një kërkues në fushën e onkologjisë pediatrike, i arsimuar në SHBA dhe Zvicër.

Ai gjithashtu pretendonte se ishte pjesëtar i ekipeve mjekësore të disa familjeve të famshme greke, kishte një pozicion ekzekutiv në Komisionin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ishte pilot i forcave ajrore dhe pjesë e një fondi amerikan investimesh.

Disa nga substancat që ai u jepte pacientëve përmbanin kanabis. Ai shoqëronte pacientët në spitale për ekzaminime, ose koordinonte operacionet e tyre, duke u marrë shuma të mëdha parash, deri në 15 mijë euro për person. Tre pacientëve që kishin humbur jetën u kishte marrë në total 58 mijë euro, tha Policia.

Sipas hetimeve, mashtruesi kishte tre bashkëpunëtorë dhe po kërkohet për persona të tjerë që mund ta kenë ndihmuar në këtë veprimtari kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat