Parlamenti i ri serb pritet të formohet deri më 25 korrik, 189 deputetë të partisë së Vuçiq

Evropë

Parlamenti i ri serb pritet të formohet deri më 25 korrik, 189 deputetë të partisë së Vuçiq

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 14:37
Aleksandar Vuçiq

Serbia parashihet të ketë përbërjen e re të Parlamentit deri më 25 korrik, pra 30 ditë nga shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të djeshme.

Sipas mediave serbe pasi që nuk pati parregullsia të shumta, Komisioni Zgjedhor parashihet të shpallë rezultatet përfundimtare brenda ditës së enjte, më 25 qershor.

Qeveria e Re duhet të formohet jo më vonë se 90 ditë pas krijimit të parlamentit-përndryshe ky Parlament do të shpërbëhet.

Kjo do të thotë se qeveria e re e Serbisë duhet të formohet më së voni deri më 25 tetor.

Sipas parashikimeve të para, SNS partia e Aleksandar Vuçiq do të ketë 189 deputetë, koalicioni SPS-JS 32 deputetë dhe lista e SPAS 12 deputetë si dhe deputetët e njohur në Serbi si të komuniteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat