Asnjë vdekje e re nga COVID-19 në Holandë - Bota Sot
Asnjë vdekje e re nga COVID-19 në Holandë

Evropë

Asnjë vdekje e re nga COVID-19 në Holandë

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 15:00
Foto Ilustrim

Holanda nuk ka regjistruar asnjë vdekje ditore nga COVID-19, për herë të parë nga fillimi i marsit.

RIVM, Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedis në Holandë ka raportuar zero vdekje nga Covid-19 për herë të parë që nga fillimi i marsit, raporton Reuters.

Holanda raportoi 69 infeksione të reja dhe dy pranime në spital.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend mbetet në 6,090 dhe numri i përgjithshëm i personave që kanë testuar pozitivisht është rritur në 49,658.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat