Shembet një pjesë e shkëmbit në një bregdet të Anglisë, vizitorët i shpëtojnë incidentit për një “fije floku” - Bota Sot
Shembet një pjesë e shkëmbit në një bregdet të Anglisë, vizitorët i shpëtojnë incidentit për një “fije floku”

Evropë

Shembet një pjesë e shkëmbit në një bregdet të Anglisë, vizitorët i shpëtojnë incidentit për një “fije floku”

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 20:18
Foto

Frekuentuesit e plazhit shpëtuan për një “fije floku”, nga shembja e një pjese të shkëmbit në Devon.

Sipas mediave të huaja, e gjithë ngjarja kishte ndodhur të enjten pasdite, kur njerëzit dolën për t’u relaksuar në plazhin e Sidmouth në Angli.

Përkundër rrezikut të shkaktuar në ato momente, njerëzit arritën të largoheshin me shpejtësi.

“Dukej si bubullimë”, thotë njëri nga dëshmitarët e rastit.

“Njerëzit shpëtuan për një fije floku, pasi ata në ato momente po ecnin në po atë zonë, ku ndodhi shembja e shkëmbit”, u shpreh ai.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast, rojet bregdetare këshilluan qytetarët të mbajnë distancën nga shkëmbi, për t’ju shmangur rreziqeve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat