Sllovenia vendos masa më të rrepta në kufirin me Kroacinë

Evropë

Sllovenia vendos masa më të rrepta në kufirin me Kroacinë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Qeveria e Sllovenisë ka vendosur masa të rrepta për kufirin me Kroacinë, Francën e Çekinë.

Për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me Covid-19, qeveria sllovene ka vendosur që nga dita e shtunë të heqë nga ‘lista e gjelbër’ Kroacinë, Francën dhe Republikën Çeke, njoftoi sot qeveria sllovene.

Kjo do të thotë që udhëtarët nga këto vende do të jenë në listën e verdhë, dhe se do të ketë një kontroll më të rreptë kur të hyjnë në Slloveni, dhe se ata duhet të shkojnë në një karantinë dyjavore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat