1.041 raste dhe 22 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Turqi - Bota Sot
1.041 raste dhe 22 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Turqi

Evropë

1.041 raste dhe 22 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Turqi

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 20:37
Ilustrim

Turqia konfirmoi 1.041 raste dhe 22 viktima të reja nga coronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 208.938 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në 5.282 atë të të vdekurve deri më tani.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 2.219 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 187.511, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me coronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Sipas Anadolu Agency, deri më tani, Turqia ka kryer 3.782.520 teste, përfshirë 49.302 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 1.172 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 406 asistohen me respiratorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat