Turisti britanik rrëzohet nga ballkoni dhe bie mbi një person, vdesin të dytë

Evropë

Turisti britanik rrëzohet nga ballkoni dhe bie mbi një person, vdesin të dytë

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Një shtetas i Britanisë ka vdekur në Spanjë pasi që kishte rënë nga ballkoni i një hoteli.

Ai ka rënë përmbi një person tjetër duke shkaktuar edhe vdekjen e tij në orët e hershme të së dielës.

Policia në qytetin e Malagas ka thënë për mediet britanike se ishin duke “hetuar” vdekjen e dy personave në Marbella, pasi që “njëri prej tyre ra përmbi tjetrin, duke e shkaktuar vdekjen edhe të personit tjetër”.

Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë për BBC-në se “po përkrahte familjen e britanikut pas vdekjes së tij në Spanjë”.

Një zëdhënës për Ministrinë tha se zyrtarët britanikë ishin në kontakt me policinë lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat