Në pritje të masave të reja anti-Covid në Itali - Bota Sot
Në pritje të masave të reja anti-Covid në Itali

Evropë

Në pritje të masave të reja anti-Covid në Itali

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Edhe pak orë na ndajnë nga përfundimi i afatit kohor të masave të marra nga qeveria italiane mbi përballimin e emergjencës shëndetësore kombëtare ndaj pandemisë Covid 19.

Nga data 1 korrik deri më 14 korrik ishte kohëzgjatja e normativës së fundit të dekretit të kryeministrit Giuseppe Conte, i cili përjashtonte dhe mundësinë e lëvizjes  drejt Italisë të personave që udhëtonin në vendet jashtë zonës Schengen.

Qeveria Italiane pritet të aprovojë brenda pak orëve një dekret të ri të kryeministrit me masat e reja që do të hyjnë në zbatim nga data 14 korrik deri më 31 korrik, e që do të ndjekë linjën e sugjeruar nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Sipas informacioneve të shpërndara nga agjensitë italiane të informacionit, pritet që të shtyhet data e hapjes së diskotekave, të panaireve e kongreseve deri pas datës 31 korrik.

Në grumbullimet në vendet e hapura e me respektimin e distancës të paktën 1 metër nga njëri-tjetri do të vazhdojë të qëndroj rrregulli i lejimit të maksimumit 1000 persona.

Kinematë, teatrot, auditoret do të vazhdojnë të respektojnë numrin e limituar të venduljeve në distancë nga njëri- tjetri dhe më një maksimum spektatorësh deri në 200 persona.

Maska do të jetë e detyrueshme në ambientet e mbylluara e të hapura për publikun.

Në objektetet e kultit do të vazhdojë adoptimi i rregullave të distancimit e të evititmit të grumbullimeve.

Sa i takon kufijve ende nuk është e qartë nëse dekreti i ri i qeverisë italiane do të ketë ose jo modifikime mbi vendet që do të lejohet hyrje-dalja me Italinë.

Me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë në fuqi urdhëresa e ministrit të Shëndetësisë Roberto Sparanca, i cili më datë 9 korrik 2020 urdhëroi ndalimin e hyrjes në Itali për të gjithë ata persona që gjatë 14 ditëve të fundit kishin udhëtuar në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë Hercegovinë, Bangladesh, në Kili, në Panama, në Republikën Domenikane, në Armeni, në Brazil, në Bahrein, Moldavi, Kuwait, Oman, Peru.

Ende nuk i dihet nëse kësaj liste do t’u shtohen dhe vende të tjera.

Italia vazhdon të respektojë rregullin e karantinimit të detyrueshëm 14 ditë për të gjithë ata që udhëtojnë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian e ndalimin e hyrje- daljes nga vendet jashtë zonës Schengen.

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 9 viktima e 234 të infektuar më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat