Gazetarët rusë në shok pasi FSB e Putinit “po i lufton armiqtë brenda” - Bota Sot
Gazetarët rusë në shok pasi FSB e Putinit “po i lufton armiqtë brenda”

Evropë

Gazetarët rusë në shok pasi FSB e Putinit “po i lufton armiqtë brenda”

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 12:39
Ivan Safronov

Ndërsa Ivan Safronov u drejtua për në gjykatë, me duar të lidhura dhe kokën e mbajtur poshtë nga dy roje të maskuar, ai arriti të thoshte vetëm një fjali.

“Unë nuk jam fajtor”, i tha ai një turme mbështetësish në korridor, shkruan BBC.

Bëhet fjalë për ish-korrespodentin ushtarak, arrestimi i të cilit ka shokuar gazetarët rusë, të cilët e përshkruajnë pretendimin nga shërbimi i sigurimit i FSB se ai i dha sekretet shtetërore të Inteligjencës çeke si “absurde”.

Dhe siç shkruan më tej BBC, Kremlini ka vlerësuar veprën “me cilësi të lartë” të kundër-inteligjencës ruse, por asnjë nga provat e “tradhtisë” së Ivan Safronov nuk është bërë publike.

Kështu që disa kanë frikë se arrestimi i tij është një shfaqje e forcës nga FSB në mes të një rritje të ndalimeve për tradhti dhe spiunazh aq të madh sa është nxitur biseda për “mani spiunësh”.

E Grigory Pasko, ka kujtuar ndjekjen e tij gjyqësore në 1997 – herën e fundit që një gazetar rus u akuzua për tradhti.

Z. Pasko ishte gjithashtu një korrespodent ushtarak dhe ai do të shkruante gjerësisht për shkeljet mjedisore nga marina ruse.

Fillimisht “i pastruar” nga kalimi i informacionit të klasifikuar në Japoni, ai u dënua me katër vjet me një rigjykim të vitit 2001.

Afera ngjalli reagime në publik – brenda dhe jashtë vendit – dhe ai përfundimisht u la i lirë me kusht.

“Tani Vladimir Putin është në pushtet për 20 vjet dhe atij nuk i intereson çfarë mendon dikush”, thotë ai, duke theksuar se presidenti rus thjesht ndryshoi kushtetutën për t’i dhënë vetes edhe dy mandate të tjera në Kremlin.

Ndryshe, sipas BBC, procedimet penale për spiunim dhe tradhti janë rritur ndjeshëm që nga viti 2014, kur marrëdhëniet me Perëndimin u bënë hapur armiqësore pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Nga katër persona që u gjykuan për tradhti në vitin 2013, numri i tyre u rrit në 15 vitin e ardhshëm, sipas statistikave të Gjykatës Supreme.

Që nga ajo kohë ka pasur të paktën 36 ndjekje penale të tjera dhe 14 të huaj të dënuar për spiunazh.

Dhe presidenti Vladimir Putin uron publikisht oficerët e inteligjencës për “demaskimin e qindra spiunëve dhe agjentëve të huaj”, megjithëse është e paqartë se çfarë u ndodh atyre të gjithëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat