Evropa gradualisht po rikthen trafikun ajror - Bota Sot
Evropa gradualisht po rikthen trafikun ajror

Evropë

Evropa gradualisht po rikthen trafikun ajror

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:47
Foto Ilustrim

Gjithnjë e më shumë aeroplanë po fluturojnë në qiejt e Evropës, ndërsa industria e udhëtimit ajror po rimëkëmbet nga bllokimi nga koronavirusi i ri, që gati e mbylli atë në fillim të vitit.

Gjatë javës që kaloi, kompania ”Eurocontrol”, që monitoron aviacionin evropian, numëroi 90 549 fluturime, thënë ndryshe 36,6% të nivelit të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i përgjithshëm i ”Eurocontrol”-it, Eamonn Brennan foli të hënën për “rritjen e qëndrueshme të trafikut’’.

”Ka gati 13 000 fluturime në ditë”, shtoi ai.

Linja ajrore irlandeze ”Ryanair” ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e trafikut duke ofruar një mesatare prej 1 045 fluturimesh në ditë gjatë javës së kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat