Lisbonë, zgjaten masat kufizuese për shkak të COVID-19

Evropë

Lisbonë, zgjaten masat kufizuese për shkak të COVID-19

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 22:06
Lisbona

Masat e rikufizimit të pjesshëm në fuqi në rajonin e Lisbonës për të kontrolluar vatrat e përhapjes së koronavirusit të ri janë zgjatur të paktën deri në fund të korrikut, njoftoi qeveria portugeze.

“Ky vendim merr parasysh faktin se, pavarësisht trendit në rënie të numrit të rasteve të reja të vërejtura në shumicën e rajoneve të territorit kombëtar, ne vërejmë një incidencë të vazhdueshme në zona të caktuara të Administratës Shëndetësore Rajonale të Lisbonës dhe luginën e Tages, konkretisht në pjesën veriore të rajonit të Lisbonës”, theksoi ekzekutivi socialist në një deklaratë të publikuar në përfundim të Këshillit të jashtëzakonshëm të Ministrave, raporton ATSh.

Kufizimet e vendosura që prej fillimit të korrikut përfshijë të gjithë rajonin metropolitan të Lisbonës dhe veçanërisht 20 lagje në pjesën veriore të kryeqytetit portugez.

Rreth 700 000 banorëve të këtyre lagjeve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, përveç rasteve për të shkuar në punë apo për të bërë blerje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat