Mali i Zi konfirmon një vdekje dhe 97 raste të reja me COVID-19

Evropë

Mali i Zi konfirmon një vdekje dhe 97 raste të reja me COVID-19

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit, një vdekje u konfirmua në Mal të Zi.

Shteti malazez tashmë ka njoftuar për 97 raste të reja të të infektuarve me coronavirus nga 487 mostra të testuar.

“Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit në lidhje me COVID-19 është 31”, thuhet në deklaratën e Institutit të Shëndetit Publik.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me coronavirus në Mal të Zi aktualisht është 1991.

Ndryshe, 15.3 milionë njerëz deri më tani në botë janë infektuar me virus gjersa kanë ndërruar jetë mbi 624 mijë persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat