Shkon në 207 numri i viktimave me COVID-19 në Greqi

Evropë

Shkon në 207 numri i viktimave me COVID-19 në Greqi

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Ka shkuar në 207 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, pasi një 69 vjeçar humbi jetën ditën e sotme.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa ishte transportuar të shtunën në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u vendos në intubim.

Në Greqi deri më tani janë konfirmuar 4587 persona të infektuar me koronavirus, nga të cilët 1374 ia kanë dalë ta fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës.

3007 janë rastet aktive në shtetin fqinj, nga të cilët 9 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat