A ka mbërritur tashmë vala e dytë në disa vende evropiane?

Evropë

A ka mbërritur tashmë vala e dytë në disa vende evropiane?

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Rastet me Covid-19 po rishfaqen në shumë vende të Evropës megjithë masat parandaluese dhe bllokuese të vendosura nga autoritetet shëndetësore.

Por si është numri i infeksioneve në krahasim me ato të pranverës?

Në Evropën Juglindore, në Shqipëri, Bullgari, në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Rumani, në muajin korrik ka pasur shumë më tepër raste sesa muajt e kaluar.

Serbia bën pak përjashtim, me shifra të ngjashme me ato të mesit të prillit. Në Spanjë, Belgjikë, Itali, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndër vendet më të prekura evropiane, ka një rritje të lehtë të kurbës, por nuk krahasueshme me shifrat e frikshme të Marsit dhe Prillit.

Ekspertët vazhdojnë të bëjnë thirrje që të tregojmë kujdes. Franca ka regjistruar një rritje me 78% në shkallën javore të incidencës për 100 mijë njerëz.

"Nëse virusi gjen një mundësi për transmetim midis njerëzve, do të shfaqen shpërthime të reja”, tha Dr. Maria Van Kerkhove, drejtuese e grupit të punës së OBSH. Ndërsa, drejtori i urgjencës së OBSH-së, Mike Ryan tha se virusi ende qarkullon në grupe komunitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat