Mafiozi që u ekzekutua në Beograd: Kishte një dosje të trashë kriminale

Evropë

Mafiozi që u ekzekutua në Beograd: Kishte një dosje të trashë kriminale

Nga: D.G. Më: 15 shtator 2020 Në ora: 10:34
Strahinja Stojanoviq, Sonia Suarez Gomez

Shpërthimi i mori të dy këmbët, por ai mbeti i kthjellët dhe madje bisedoi me policinë dhe shërbimet e urgjencës. Vdiq më vonë në spital

Viktima e përleshjes së fundit midis mafies serbe, Strahinja Stojanoviq, kishte një dosje të trashë kriminale, shkruajnë mediat serbe, një ditë pasi ai u vra në qendër të Beogradit të Ri, të dielën në pikë të ditës, pikërisht në mesditë,  nga një pajisje shpërthyese e vendosur nën makinën e ti.

Atë çast, 30-vjeçari Stojanoviq ishte në shoqërinë e të dashurës së tij tërheqëse kolumbiane, 45-vjeçares Sonia Suarez Gomez, e cila u plagos lehtë. Shpërthimi i mori të dy këmbët, por ai mbeti i kthjellët, sipas dëshmitarëve okularë, dhe madje bisedoi me policinë dhe shërbimet e urgjencës në vendin e ngjarjes. Vdiq në spital.

Shënjestra

Ky "djalë i ashpër", ç e quajnë disa media, e në fakt një kriminel që ishte në anën vrasëse të shënjestrës disa herë, ka ditur të merret me punë të rrezikshme që mund t'i kushtojnë me kokë. Dy vjet më parë, publiku i gjerë mori vesh për të kur falë rastit iu shmangu atentatin e parë ndaj tij. Në atë kohë, me të ishte missi 21-vjeçare spanjolle Olatz Bilbao Gonzales, e cila përfundoi me lëndime të rënda. Stojanoviq ishte me fat të marrëatëherë, sepse në kohën e shpërthimit ai u kthye në banesë për të marrë celularin e tij.

Mediat serbe kanë lidhur Strahinja Stojanoviç me vrasjen e avokatit Misha Ognjanoviq, i cili ishte i përfshirë në çështjen kundër vëllait të tij Luka Bojoviqit, kreut të klanit të Zemunit. Stojanoviqi mori pjesë në gjyq si dëshmitar. Stojanoviq besohet të ketë qenë i afërt me klanin rival të Sllobodan Sharanoviqit, duke qenë se ai kishte një marrëdhënie miqësore me Milosh Delibasiqin, i cili u vra në një përballje mafioze në Budvë tre vjet më parë.

Ajo është gjithashtu ka lidhje me plagosjen e Milosh Vidakoviqit, një kriminel i cili u qëllua në Beograd më 2013. Të dy burrat ishin kumbarë dhe konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkak të gruas së Vidakoviqit. Vidakoviq erdhi në takim me sulmuesin me një jelek antiplumb, dhe më vonë nuk donte të tregonte identitetin e tij në polici. Por besohet se ishte Stojanoviqi.

Image

Kur Milosh Vidakoviq, disa muaj pasi u qëllua në Beograd, u vra në Budvë para 500 njerëzve, dyshimi ra edhe mbi Stojanoviqin. Më vonë u dënua edhe një mafioz tjetër, ndërsa si porositës në aktakuzë përmendet Branislav Sharanoviq, nga klani i Sharanoviqëve.

Përndryshe, vëllai i Milosh Vidakoviqit vdiq në rrethana të dyshimta në Medellin, qyteti i Pablo Escobarit në Kolumbi.

Atentati i parë në Stojanoviqin e vrarë ishte i lidhur me vrasjen e avokatit të Ognjanoviq, sepse një bombë ishte vendosur nën Audinë e Stojanoviqit një muaj pas likuidimit të avokatit të përmendur. Ndodhi kjo në Zemun, në gusht, dy vjet më parë.

Gazeta "Politika", duke cituar burime të afërta me hetimin, shkruante se Ognjanoviq ishte shoqëruar nga dy burra para vdekjes së tij dhe se njëri prej tyre ishte Stojanoviq. Ai besohej se kishte marrë pjesë në likuidimin e avokatit Ognjanoviq.

Image

Babai Paja

Dosja e Stojanoviqit të vrarë thotë se ai u arrestua në fillim të vitit 2015 për plagosjen (aksidentale) të një anëtari të BIA-s. Në atë kohë, një Audi u qëllua nga një makinë BMW, dhe gjithçka përfundoi me plagosjen e një nëpunësi civil, i cili ndodhej afër makinës së tij Punto. Te Stojanoviqi atë kohë u gjetën armë.

Stojanoviqi gjithashtu u paraqit në gjykatë më 2014, këtë herë në lidhje me tifozët e "Cërvena zvezdës". Ai gjithashtu dyshohej se ishte i lidhur me vrasjen e babait të tij Paja, i cili kaloi kohën në burg për përdhunim dhe krim. Sipas disave, Paja u vra për shkak të aktiviteteve kriminale të djalit të tij.

E dashura kolumbiane e Stojanoviqit, ishte shumë aktive në rrjetet sociale, duke postuar vazhdimisht fotot e tyre tërheqëse nga vende të ndryshme. Besohet se për shkak të saj, e cila zbarkoi në Beograd nga Kolumbia gjashtë muaj më parë, ishte më e lehtë për xhelatët e tij ta gjenin dhe ta hiqnin qafe, permbledh jutarnji.hr shkrime te gazetave beogradase.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat