Opozita e MZ shpalos synimet e saj: Po përgatitet shfuqizimi i Ligjit për lirinë e fesë

Evropë

Opozita e MZ shpalos synimet e saj: Po përgatitet shfuqizimi i Ligjit për lirinë e fesë

Nga: D.G. Më: 16 shtator 2020 Në ora: 16:35
Zdravko Krivokapiq

Bartësi i listës "Për Ardhmërinë e Malit të Zi", Zdravko Krivokapiq, ka thënë se po përgatitet marrëveshja e dytë e tri koalicioneve të cilat formojnë qeverinë e re, e cila do të përfshijë shfuqizimin e Ligjit për lirinë e fesë. Ai nuk u përgjigj saktësisht në pyetjen nëse sanksionet kundër Rusisë do të hiqen.

Duke iu përgjigjur pyetjes së medias ruse "Njezagaj" nëse është e mundur që pas ndryshimit të qeverisë, Mali i Zi të heqë "sanksionet anti-ruse", Krivokapiq tha se "marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë të tilla që rusët u perceptuan si njerëzit më të afërt 30 vjet më parë".

"Por Gjukanoviq ndoqi një politikë në frymën e Titos dhe marrëdhëniet tona filluan të përkeqësohen. Kjo është arsyeja pse unë do të them gjënë më të rëndësishme: ne do të vendosim marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e botës, duke përfshirë, natyrisht, Rusinë," tha Krivokapiq, raporton televizioni shtetëror i Malit të Zi.

I pyetur pse marrëveshja e parë e koalicionit në bllokun fitues nuk thotë asgjë në lidhje me Ligjin për lirinë e fesë, Krivokapiq tha se një marrëveshje e dytë është duke u përgatitur. 

"Me programin e reformave legjislative, heqja e të ashtuquajturit Ligj mbi lirinë e fesë do të jetë në vendin e parë," deklaroi ai.

Për shkak të këtij ligji, me të cilin bëhej kthimi i kishave malazez të uzurpuara nga Kisha ortodokse serbe pas 1918-ës,
dhjetëra mijëra qytetarë serbë e proserbë protestuan në rrugë për shtatë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat