Spanja përballet me një problem të pazakontë: Si t’i shpenzojë 140 miliardë euro të BE-së

Evropë

Spanja përballet me një problem të pazakontë: Si t’i shpenzojë 140 miliardë euro të BE-së

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:52
Foto Ilustrim

Pasi siguroi një pjesë të madhe të fondeve për rimëkëmbje nga Bashkimi Evropian për krizën e shkaktuar nga koronavirusi, Spanja po përballet me një problem të pazakontë – si ta shpenzonjë këtë shumë të madhe të parave?

“Kjo nuk është krizë e parave, është krizë e ideve”, tha një burim qeveritar, duke iu referuar projekteve konkrete për investime me qëllim të ofrimit të ndihmës që ekonomia të dalë nga një nivel rekord i recesionit.

Në një shtet që nuk ka arritur të miratojë një buxhet të plotë vjetor që nga viti 2016 për shkak të bllokadës së zgjatur politike, nevoja për pranimin e papritur të parave shtesë është sfidë, tha një nga burimet.

Spanja është goditur rëndë nga pandemia. Ky vend ka regjistruar më shumë se 640,000 persona të infektuar dhe mbi 30,000 viktima, shkruan Reuters.

Ekonomia e Spanjën u tkurr për 18.5 për qind gjatë çerekut të dytë të këtij viti dhe tkurrje më të madhe në Evropë ka shënuar vetëm Britania e Madhe.

Për ta ndihmuar Spanjën që të rimëkëmbet, Bashkimi Evropian ia ka ndarë 140 miliardë euro, që do të dhurohen në formë të granteve dhe huave nga fondi i përgjithshëm i pakos ndihmëse prej 750 miliardë eurosh.

Sipas katër burimeve të afërta me menaxhimin e fondeve, brenda qeverisë ka shqetësime për mënyrën se si duhet të shpenzohen këto të holla. “Shpenzimi i këtyre parave nuk është i lehtë”, tha një burim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat