Mali i Zi: Ende pa e formuar qeverinë përplasje mes Abazoviqit e Medojeviqit

Evropë

Mali i Zi: Ende pa e formuar qeverinë përplasje mes Abazoviqit e Medojeviqit

Nga: D.G. Më: 22 shtator 2020 Në ora: 08:37
Nebojsha Medojeviq, Dritan Abazoviq

Kreu i koalicionit "E bardhë në të zezë", Dritan Abazoviq, ka biseduar me udhëheqësit e Frontit Demokratik (FD), bëjnë të ditur mediet malaziase.

Takimi duhej të hiqte ndryshimet në qëndrimet në lidhje me karakterin e qeverisë së ardhshme, e cila, sipas marrëveshjes së tri koalicioneve, u konceptua si e ekspertëve. Rezistencë e caktuar në këtë drejtim, siç raportuan mediat, ekziston brenda DF-së, kështu që qëllimi i bisedimeve të djeshme midis Andrija Mandiqit dhe Milan Knezheviqit me Abazoviqin ishte që të kapërcehen këto mosmarrëveshje, të cilat, sipas TV Vijesti, nuk ndodhën, transmeton Bota Sot.

Kreu i Lëvizjes për Ndryshime dhe njëri nga drejtuesit e Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq, ka porositur të gjithë nëpërrmjet Facebookut, përfshirë udhëheqësin e LQ URA dhe bartësin e listës "E bardhë në të zezë", Dritan Abazoviq, se ai do të jetë në qeverinë e re, i pëlqeu kjo dikujt ose jo.

Ai shkroi në profilin e tij në Facebook se qeveria në të cilën ai do të jetë do të ndalojë kontrabandën e cigareve dhe drogës.

"Mund të provokoj reagime negative nga një pjesë e 'publikut', por do të jetë kështu. Kundër hyrjes së liderit të DF-së në qeveri mund të jenë vetëm bashkëpunëtorët e UDB-së, kontrabandistët, kriminelët dhe tajkunët", ka shkruar Medojeviq.

Ky status i Medojeviqit është përgjigje e qartë për URA-n dhe Dritan Abazovoqin, se FD nuk heq dorë në pozitat udhëheqëse në qeverinë e ardhshme, përkundër deklarimeve të Abazoviqit se qëndra perëndimore nuk duan të shohin politikanë radikalë në qeverinë e ardhshme, gjë në në FD e kanë interpretuar se ka të bëjë me liderët e tyre.

Të përkujtojmë, Abazoviqi, në televizionin shtetëror para disa ditësh ka thënë se ka të vërtetë në atë se Berlini, Uashingtoni dhe Londta insistojnë në atë që në qeverinë e re të mos ketë politikanë radikalë, por se nuk ka kushtëzime.

"Ka të vërtetë në këtë, por nuk ka kushtëzime. Parimi themelor dhe një lidhje e rëndësishme e fitores në zgjedhje është ajo se URA doli më 11 korrik me informacionin se qeveria e ardhshme do të jetë e ekspertëve. Mendoj se është një qasje e mirë politike që ka relaksuar komunitetin ndërkombëtar. Kjo nuk do të thotë se nuk ka ekspertë në fusha të caktuara midis politikanëve. Kjo sigurisht nuk i eleminon ato. Është e rëndësishme që të mos kemi njerëz që në çfarëdo mënyre shkaktojnë emocion negativ”, tha Abazoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat