Alarm në Paris, dyshohet se u vu eksploziv në kullën “Eiffel”

Evropë

Alarm në Paris, dyshohet se u vu eksploziv në kullën “Eiffel”

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Kulla Eiffel në Paris është në panik pasi një burrë kërcënoi me një shpërthim të një eksplozivi pranë këtij monumenti të famshëm.

Operacioni i policisë është në proces, ku është vendosur edhe një kordon në zonën afër kullës, raportojnë mediat e huaja.

Gazetari i VFM Paris, Barthelemy Bolo, tha se një person bërtiti “Allahu Akbar dhe kërcënoi se do të shpërthente një pajisje”, raporton express.co.uk.

Monumenti është evakuuar tashmë, ndërsa rrugët përreth janë mbyllur.

Policia franceze ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë mbi incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat