Rusia paralajmëron masa ndaj Bashkimit Europian ‘armiqësor’, akuzojnë për fushatë dezinformimi

Evropë

Rusia paralajmëron masa ndaj Bashkimit Europian ‘armiqësor’, akuzojnë për fushatë dezinformimi

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Rusia ka paralajmëruar zgjerimin e listës së qytetarëve nga BE që do të ju ndalohet hyrja në territorin e saj, që është paraqitur si përgjigje ndaj veprimeve ‘armiqësore’ nga europianët. Ata akuzuan Perëndimin dhe liderët e tyre për fushatë dezinformimi ndaj Rusisë pas kritikave me rastin e helmimit të liderit të opozitës ruse Alexey Navalny.

“Disa herë kemi i kemi tërhequr vërejtjen Bashkimi Europian për natyrën e dëmshme të sjelljeve të tyre”, ka njoftuar ministria e jashtme e Rusisë, duke mos saktësuar arsyen për vendimin, që megjithatë, erdhi pas kritikave nga BE për helmimin e liderit të opozitës Alexey Navalny.

Nëse BE vazhdon “me qasje armiqësore, rezervojmë të drejtën të marrim masat e duhura” shtohej në njoftim.

Zëdhënësja kontroverse e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zaharova, duke mos u ndërlidhur me sanksionet e paralajmëruara, e as helmimit të Navalny, ajo sot dënoi atë që ajo e quan “fushatën e dezinformimit rreth shtetasit rus Navalny, që e kanë organizuar shtetet perëndimore, liderët dhe përfaqësuesit e tyre zyrtarë.”

“Thjeshtë, konsiderojmë se kjo retorikë është e papranueshme. S’ka asnjë dëshmi” kundër Rusisë, sipas Zaharovas.

Shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, jo shumë kohë më parë kishte përmendur miratimin e “ligjit Navalny” si mjet për sanksionet eventuale. Gjermania, që vet është nën kritika për shkak të lidhjeve me Rusinë në projekte si NordStream2, po ashtu po mendohet për masa ndëshkuese.

Navalny, kundërshtari më i madh i presidentit rus Putin i cili në fund të gushtit ishte bartur në Gjermani për shkak të helmimit, dje është liruar nga spitali. Specialistët gjermanë për armë biologjike kanë konstatuar se Navalny është helmuar me reagensin Novicok nga koha e sovjetikëve, që ka shtyrë Gjermaninë të kërkoj që të hetoj rastin.

Ekipi i Navalny e ka akuzuar Kremlinin për helmimin e tij, akuza këto që janë mohuar ashpër nga zyrtarët rus.

Kremlini po ashtu ashpër kishte reaguar ndaj thirrjeve të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, si dhe figurave tjera që të përgjigjen rreth rastit të helmimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat