Nëna e re vritet me armë nga kolegu i fiksuar, sepse refuzoi miqësinë

Evropë

Nëna e re vritet me armë nga kolegu i fiksuar, sepse refuzoi miqësinë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 21:51
Yusuf Ugur

Një nënë 23 vjeçare u vra tragjikisht me armë nga një koleg i punës, pasi i bëri të qartë se nuk dëshironte të kishte të bënte me të, pas disa muaj ngacmimesh te vazhdueshme.

30 vjeçari Yusuf Ugur vrau me armë kolegen e punës 23-vjeçaren Handan Bul, para se të vriste edhe veten në veriperëndim të Turqisë.

Incidenti ndodhi pas disa muaj refuzimesh nga zonjusha Bul të orfertave të vrasësit të ardhshëm, për të qenë miq.

Ugur punonte në fabrikën e zonës ashtu si dhe vajza, dhe kishte bërë disa herë avancime romatike pasi mësoi për divorcin e saj tre vjet më parë.

Zonjusha Bul, e cila kishte refuzuar vazhdimisht kërkesat e tij të miqësisë, raportohet se kishte pranuar të takohej një herë të fundit për t’i bërë të qartë se nuk dëshironte as të ishin miq as të lidheshin në mënyrë romantike.

Ugur kishte shkuar me makinë në shtëpinë e kolegës, ku e kishte marrë për ta çuar diku, por e qëlloi në makinë para se të vriste veten me të njëjtën armë.
Kalimtarët kishin dëgjuar të shtënat dhe njoftuan shërbimet e emergjencës, të cilët i shpallën të vdekur në vendngjarje.
Mediat vendase thonin se Ugur i kishte thënë kolegëve se “e dashuronte” .

Një shoqe e viktimës, Mehtap Keskin, tha: “Handan ishte bërë shumë e mbyllur kur Yusuf i tha se kishte rënë në dashuri me të.

“Yusuf ishte përpjekur ta bindte Handan të ishin miq, por ajo ishte tërhequr edhe më shumë në vetvete. Ajo erdhi te unë të shtunën, dridhej e qante. ‘Yusuf do të më vrasë’, më tha.

Viktima fatkeqe raportohet se ishte mbylur në vetvete pasi kishte frikë për fëmijën e saj. Incidenti ka shkaktuar zemërim të gjerë në komunitetin vendas. Autoritete thonë se hetimet vazhdojnë për vdekjen e Handan Bul e Yusuf Ugur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat