Vriten dy migrantë në Bosnje-Hercegovinë, 18 persona pësojnë lëndime trupore

Evropë

Vriten dy migrantë në Bosnje-Hercegovinë, 18 persona pësojnë lëndime trupore

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 10:06
foto nga vendi ngjarjes

Dy persona u vranë, dhjetë u plagosën rëndë dhe tetë u plagosën lehtë në një konflikt midis një grupi të madh të migrantëve pranë vendbanimit në Bihaç të Bosnje-Hercegovinës.

Incidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00 dhe informacion u konfirmua për portalin Klix.ba nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ale Siljdedic.

Ai shtoi se përleshja u zhvillua menjëherë pas Spitalit Kantonal të Bihaçit.

Migrantët raportohet se qëndrojnë në tenda që nuk plotësojnë aspak kushtet gjersa Bihaçi është rruga tranzite drejt Kroacisë.

Policia pohoi se ka nisur hetimet gjersa thuhet se migrantët që u përleshen kanë ikur në malet që gjenden në afërsi të vendngjarjes. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat