Luftë “civile”/ Sfidojnë britanikët: Nuk izolohemi!

Evropë

Luftë “civile”/ Sfidojnë britanikët: Nuk izolohemi!

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Masat e izolimit kanë shkaktuar kaos në Britani, ku një kryetar bashkie i shpalli lufte rregullave të reja dhe u zotua të sfidojë qeverinë. Kreu i Middlesbrough, Andy Preston i doli kundër sekretarit të shëndetësisë Matt Hancock dhe hapave që ekzkutivi po kërkon të marrë pas një hovi të ri të infeksioneve.

Mediat vendase thonë se sot, rreth 20 milionë vetë jetojnë mes kufizimeve në Mbretërinë e Bashkuar. Por Preston e deklaroi hapur se nuk do t`i bindet rregullave.

“U përpoqëm të komunikonim me qeverinë, por nuk na dëgjuan. Ata po vendosin masa që do të godasin vendet e punës, do të dëmtojnë shëndetin mendor dhe unë nuk kam ndërmend t`i pranoj të tilla kufizime”, shkroi ai në Twiitter.

Shumë vende europiane përgatiten të zbatojnë masa të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “situatë shumë serioze”. Kufizimet e reja i shohin si zgjidhje edhe qeveritë e Francës, Spanjës e Holandës. Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë prej ditësh se sistemi rajonal i kujdesit shëndetësor po vihet nën një presion serioz nga pacientët me COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat