Kryeministri jep njoftimin që nuk pritej: Ja deri kur mund të shtyhet gjendja e jashtëzakonshme në Itali

Evropë

Kryeministri jep njoftimin që nuk pritej: Ja deri kur mund të shtyhet gjendja e jashtëzakonshme në Itali

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 19:16
Itali

Harroni udhëtimet turistike për Itali.

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali, e shpallur qysh në muajin mars si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit, me gjasë do të vazhdojë përtej 1 tetorit, tha kryeministri italian, Giuseppe Conte.

Kryeministri, Giuseppe Conte, tha se qeveria do ti propozojë parlamentit zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të janarit 2021.

Conte foli pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mërkurën për pandeminë duke thënë se situata mbetet kritike dhe kurba e infeksionit mbetet nën kontroll. Ndërkohë kryeministri shtoi se nuk duhet të mungojë vëmendja nga shteti dhe qytetarët.

Që prej fillimit të pandemisë Italia ka regjistruar 314,861 raste infeksioni nga Covid 19, 35,894 viktima, ndërsa 227,704 persona janë shëruar. Aktualisht raste aktive janë 51,263.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat