Kongresi i ShBA-së përgatit një rezolutë për Dejtonin: Pastrim etnik, kampe përqendrimi, gjenocid...

Evropë

Kongresi i ShBA-së përgatit një rezolutë për Dejtonin: Pastrim etnik, kampe përqendrimi, gjenocid...

Nga: D.G. Më: 5 tetor 2020 Në ora: 12:15
Refugjatët e Srebrenicës përreth autoblinës së OKB-së

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të shqyrtojë rezolutën mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së paqes së Dejtonit, zbulon portali sarajevas "Dnevni Avaz". Në fakt, senatori Michael Turner ka propozuar këto ditë një rezolutë e cila përkujton Marrëveshjen e Dejtonit, por gjithashtu u bën thirrje autoriteteve të BeH-së të vazhdojnë me integrimet euro-atlantik dhe reformat kushtetuese.

Një rezolutë e ngjashme u propozua nga senatori Sharrod Brown. Rezoluta vjen në një kohë të angazhimit të shtuar të SHBA në rajon, veçanërisht në BeH dhe tashmë është referuar në Komitetin e Punëve të Jashtme të Kongresit, shkruan gazeta boshnjake, transmeton Bota Sot.

Rezoluta e propozuar thotë se marrëveshja "i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe solli paqen". Theksohet, ndër të tjera, se "spastrimi etnik dhe kampet e përqendrimit u përdorën si një mjet lufte kundër burrave, grave dhe fëmijëve boshnjakë, duke arritur kulmin në gjenocidin e korrikut 1995 në Srebrenicë, ku 8,000 të rinj dhe burra u arrestuan dhe u vranë".

Qeveria e Shteteve të Bashkuara riafirmon mbështetjen e saj për sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe mbështet angazhimin e saj për barazinë e të gjithë popujve sipas Marrëveshjes së përgjithshme kornizë për paqen në Bosnjë-Hercegovinë. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së paqes të Dejtonit, qeveria dhe populli i Bosnjë-Hercegovinës kanë punuar në partneritet me komunitetin ndërkombëtar për të ndërtuar një shoqëri paqësore dhe demokratike të bazuar në shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe tregun e lirë, thotë rezoluta.

Siç është propozuar, Kongresi i SHBA, nëse mbështetet nga rezoluta, do të dënojë "shkeljet e të drejtave të njeriut që ndodhën gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe do të riafirmojë angazhimin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit në të gjithë botën".

- Inkurajojmë Qeverinë e Bosnjës dhe Hercegovinës që të vazhdojë anëtarësimin e saj në NATO dhe BE. Ne e nxisim Qeverinë e Bosnje dhe Herzegovinës të vazhdojë të bëjë përparim në zgjidhjen e çështjeve të saj kushtetuese dhe përmirësimin e politikës së saj ekonomike ndërsa përparon drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, tha dokumenti.

Po ashtu, përsëritet gjithashtu rëndësinë e Marrëveshjes së paqes së Dejtonit dhe inkurajohet Qeveria e Shteteve të Bashkuara për të punuar ngushtë me qeveritë e vendeve në kufi me Bosnjë-Hercegovinën - veçanërisht ato nënshkruese të Marrëveshjes së paqes së Dejtonit - për të mbështetur zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit me BE-në, e ckila kërkon bashkëpunim regjional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat