Ideologu i projektit të ri serbomadh: Bashkimi i serbëve ka filluar

Evropë

Ideologu i projektit të ri serbomadh: Bashkimi i serbëve ka filluar

Nga: D.G. Më: 14 tetor 2020 Në ora: 12:11
Protestat e serbëve në Mal tëi

Historiani dhe njëri prej ideologëve të projektit të ri serbomadh Aleksandar Rakoviq ka zbuluar në një tryezë të rrumbullakët që mblodhi të djathtën serbe, por edhe përfaqësuesit e pushtetit në Beograd, strategjinë e re të "botës serbe" ndaj Malit të Zi, e cila parashikon që serbët të bëhen një shumicë relative në regjistrim, i cili është planifikuar për vitin e ardhshëm. 

Por, jo vetëm për Malin e Zi, sepse pastaj thotë se çështja e bashkimit të "të gjitha shteteve serbe në Ballkanin Perëndimor" ngrihet si një iniciativë legjitime.

- Regjistrimi i popullsisë është me rëndësi thelbësore për serbët, jo vetëm në Malin e Zi, por për të gjithë serbët. Identiteti serb po kthehet përmes derës së madhe, dhe ajo që është thelbësore është roli i Serbisë dhe i Republikës Serbe. Kemi çdo të drejtë të përfshihemi në çështjen e regjistrimit në Mal të Zi, kjoa lejohet sipas Kushtetutës së Serbisë - tha Rakoviq sipas "Pobjeda"-s. i cili beson se tani kanë mundësinë të marrin pjesë në zgjidhjen e çështjes serbe në Malin e Zi përmes regjistrimit të ardhshëm.

Rakoviq thotë se "vlerësimi aktual i popullsisë tashmë është në favor të serbëve", prandaj regjistrimi nuk duhet të shtyhet, siç kërkohet nga OJQ-të në Malin e Zi.

- Si serbë deklarohen 36 përqind e tyre, ndërsa ata që kanë zgjodhur gjuhën serbe si gjuhë amtare janë afër 60 përqind. Pres që serbët do të bëhen shumicë relative në Malin e Zi dhe se do të ketë mbi 40 përqind të atyre që deklarohen si serbë dhe se shtetësia serbe e Malit të Zi do të ripërtëritet - ka thënë Rakoviq.

"...E kemi futur idenë kombëtare serbe në rrjedhën kryesore, në politikën e Malit të Zi dhe bashkimi nuk mund të jetë një temë tabu. Kjo është një ide krejtësisht legjitime dhe ligjore. Bashkimi i të gjitha shteteve serbe në ish-RSFJ është një ide krejtësisht ligjore - thotë Rakoviq, i cili gjithashtu citoi analistin kroat Domzet Losh se "procesi i bashkimit serb ka filluar".

- Do të realizohet trekëndëshi i botës serbe Banjalluka - Podgoricë - Beograd - përsëriti Rakoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat