Studentët britanikë filmohen duke kërcyer nga dritaret e Universitetit, policia u fut brenda për ta ndërprerë ahengun në kohë të pandemisë

Evropë

Studentët britanikë filmohen duke kërcyer nga dritaret e Universitetit, policia u fut brenda për ta ndërprerë ahengun në kohë të pandemisë

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 23:48
Foto

Studentët e universitetit Salford në Angli janë filmuar duke kërcyer nga dritaret e katit të parë, për t’i shpëtuar policisë që ishte futur brenda për të ndërprerë ahengun në kohën e pandemisë së coronavirusit.

Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihen studentët duke ndihmuar njëri-tjetrin të zbresin nga një lartësi prej 12 metrave.

E zëdhënësi i universitetit në Salford kas thënë se “janë të vetëdijshëm” për problemin, dhe se “po mundohen të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme”.

Ai shtoi se menaxhmenti i universitetit e kupton shumë seriozisht këtë çështje, duke porositur studentët se duhet të jenë përgjegjës dhe çfarëdo implikimi i tyre në aktivitete të ndaluara në kohën e kufizimit të lëvizjes për shkak të COVID-19, nënkupton ndëshkim.

Kujtojmë që Britania e Madhe është ndarë në dy zona varësisht nga rrezikshmëria e coronavirusit, kështu qytetarëve të Zonës 2 u ndalohet të takohen me të tjerët që nuk janë anëtarë të familjes së tyre.

Gjithashtu nuk lejohen tubimet me më shumë se gjashtë njerëz. E Salfordi është në këtë zonë, kurse mijëra studentë kanë mbetur të ngujuar nëpër kampuse si rezultat i këtyre masave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat