Në një ish-koloni britanike, opozita fiton për herë të parë në 43 vjet

Evropë

Në një ish-koloni britanike, opozita fiton për herë të parë në 43 vjet

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 20:51
Foto

Për herë të parë që nga viti 1977, opozita në Seychelles fitoi zgjedhjet presidenciale.

Sipas rezultateve zyrtare, prifti anglikan Wavel Ramkalawan mundi presidentin e tanishëm, Danny Faure me një rezultat prej 54.9 kundrejt 43.5 për qind, raporton theguardian.

Seychelles, një vend ishull në Oqeanin Indian shpalli pavarësinë në vitin 1976 nga Britania e Madhe.

Vitin pasues, Partia e Bashkuar e Faures mori pushtetin me një grusht shteti. Ajo mbajti sundimin njëpartiak deri në vitin 1993, kur demokracia shumë-partiake u rivendos.

Pas fitores, presidenti i ri tha se nuk kishte asnjë humbës ose fitues në këto zgjedhje. Por, këto rezultate përfaqësojnë një tronditje politike ndaj një shteti tjetër paqësor tropikal.

Mbështetësit e Ramkalawanit, i cili quhet Babai, kanë festuar fitoren në kryeqytetin e Victorias. Kjo ishte përpjekja e tij e shtatë për të marrë pushtetin.

Faure, i cili trashëgoi pushtetin nga paraardhësi i tij katër vjet më parë, nuk arriti të distancohet nga trashëgimia negative e partisë, e cila ka të bëjë me vrasje politike, tortura dhe korrupsion nga e kaluara, ndërsa Seychelles ishte një shtet me një parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat