Coronavirusi: Belgjika në prag të katastrofës së infeksioneve

Evropë

Coronavirusi: Belgjika në prag të katastrofës së infeksioneve

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Belgjika është në prag të një katastrofe së infeksioneve me koronavirus, pasi një zyrtar i lartë i shëndetësisë paralajmëroi se vendit mund të mbarojnë shtretërit në kujdesin intensiv brenda nëpër spitale brenda dy javësh, shkruan CNN News.

Belgjika me më shumë se 11.5 milion banorë ka raportuar rreth 13.000 raste të reja infeksionesh në ditë gjatë javës së kaluar, përhapja e valës së dytë së koronavirusit në Belgjikë e bën Belgjikën vendin e dytë në Evropë me një gjendje katastrofale.

Yves Van Laethem, zëdhënësi i Belgjikës për luftën kundër koronavirusit, paralajmëroi se nëse belgët nuk ndryshojnë sjelljen e tyre, njësitë e kujdesit intensiv do të arrijnë kapacitetin e tyre prej 2,000 pacientëve në 15 ditët e ardhshme.

Në një konferencë shtypi të hënën, Van Laethem tha se 1000 nga shtretërit intensivë të vendit tashmë janë duke u përdorur, me gjithsej 1,250 janë për t’u zënë deri në fund të javës. Pranimet në spital ashtu edhe të kujdesit intensiv po dyfishohen çdo tetë ditë, shtoi ai.

Në një intervistë me transmetuesin shtetëror RTBF të hënën, Van Laethem shtoi se do të merrej një vendim nëse do të vendoste një bllokim të dytë “para fundit të javës”, duke shtuar se nëse Belgjika nuk sheh “shenja të ngadalësimit të pranimeve në spital “, mund të jenë të nevojshme të ndërmarrin masa më të rrepta.

Qeveria vendosi masa të reja javën e kaluar për të ngadalësuar përhapjen e virusit, restorantet kafet dhe baret janë të mbyllura, pritet që shumica e njerëzve të punojnë nga shtëpia. Ngjarjet sportive janë anuluar, dhe çdo ngjarje që mbahet, do të mbahet pa audience.

Belgjika ka regjistruar gjithsej 333,718 raste dhe 10,899 vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas Sciensano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat