“Bild”: Gjermania kthen karantinën

Evropë

“Bild”: Gjermania kthen karantinën

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 16:14
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua sot me drejtuesit e shteteve federale për të diskutuar masat e reja.

“Bild” shkruan se në këtë takim u dakordua që Gjermania të shkojë në karantinë nga e hëna, më 2 nëntor.

Sipas informacioneve të Bild, “bllokimi” duhet të zgjasë për katër javë.

“Bild” raporton gjithashtu se kancelarja Merkel pas takimit me kryeministrat e shteteve federale për masat e reja, do të informojë drejtuesit e grupeve parlamentare në Bundestag për gjithçka.

Nesër në mëngjes, Merkel do të raportojë mbi situatën me virusin corona në Gjermani në Bundestag.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, ka njoftuar Instituti Robert Koh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat