Nga BE urojnë Serbinë

Evropë

Nga BE urojnë Serbinë

Nga: F. B. Më: 29 tetor 2020 Në ora: 08:25
BE

Komisari evropian për zgjerim në BE, Oliver Varhej ka uruar formimin e Qeverisë së re të Serbisë duke përshëndetur dhe shpresuar në vazhdimin e përkushtimit të saj në realizimin e reformave dhe rrugën evropiane.

“Uroj formimin e qeverisë dhe pres bashkëpunim me kryeministren e Serbisë, qeverinë dhe parlamentin në realizimin e reformave për përmbushjen  e planit ekonomik të investimeve për Ballkanin perëndimor në të mirë të gjithëve” ka shkruar Varhej në rrjetin social Tviter.

Për formimin e qeverisë së re të Serbisë, ka reaguar edhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbi Vladimir Bilçik, duke dërguar telegram urimi kryeministres Ana Brnabiç për formimin e kabinetit e ri.

“Jam i lumtur që dëgjova se Serbia do të mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane. Pres që së bashku me partnerët në Serbi të punojmë në hapat që do të sjellin dinamikë në procesin e bashkëngjitjes” ka thënë Bilçik në rrjetin social Tviter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat