Nuk gjen qetësi Franca, edhe një sulm me armë - plagoset rëndë një prift

Evropë

Nuk gjen qetësi Franca, edhe një sulm me armë - plagoset rëndë një prift

Nga: A.Zh Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tjetër sulm ka ndodhur sot në Francë.

Siç raporton BBC, përcjell Bota sot, një prift ortodoks është plagosur nga të shtënat me armë në qytetin francez të Lyon.

Burimet policore u thanë gazetarëve se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Ministria e Brendshme e Francës shkroi në Twitter se po ndodhte një incident i rëndë, por nuk dha detaje të tjera rreth tij.

Ministria tha se forcat e sigurisë ishin në vendin e ngjarjes në lagjen e shtatë të Lyon dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën.

Të shtënat ndodhën kur prifti po mbyllte kishën e tij, thonë raportet e medias.

Image

Një burim policor i tha agjencisë së lajmeve AFP, se sulmuesi ishte i armatosur me një armë gjahu dhe se ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas sulmit.

Prifti raportohet të jetë në një gjendje të rëndë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat