Sllovenia nis testimin e popullsisë, rreth 1 milionë tamponë vetëm të shtunën

Evropë

Sllovenia nis testimin e popullsisë, rreth 1 milionë tamponë vetëm të shtunën

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 19:34
Foto Ilustrim

Rreth 1 milionë sllovakë iu nënshtruan testit të tamponit ditën e shtunë, si pjesë e operacionit ambicioz të qeverisë për të testuar të gjithë popullsinë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë së koronavirusit.

Qeveria sllovake ka parashikuar të testojë rreth 5.5 milionë banorë të vendit, duke e nisur testin që nga fëmijët 10 vjeçarë.

Ky operacion konsiderohet si një ndër më të mëdhenjtë të llojit të tij dhe po shihet me interes dhe nga vendet e tjera të Europës të cilët gjithashtu kanë si qëllim të frenojnë pandeminë.

Për të kryer testimet janë angazhuar 40 mijë mjekë, ekipe mbështetëse, ushtria si dhe vullnetarë, në 5000 pika të ngritura në mbarë vendin.

Deri në mesditë u raportuan mbi 828 mijë testime nga të cilët 7947 rezultuan pozitivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat