E pohon mandatari: Dritan Abazoviqi nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi

Evropë

E pohon mandatari: Dritan Abazoviqi nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi

Nga: B.S. Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 08:00
Dritan Abazoviq

Mandatari për formimin e qeverisë së Malit të Zi  Zdravko Krivokapiq tha se është i bindur se qeveria e re do të zgjidhejt më 2 dhjetor dhe se kryetari i URA-s Dritan Abazoviq me siguri do të jetë nënkryetar i Qeverisë dhe  zëvendësi i tij, por se nuk është ende e sigurt se a do të jetë ministri i mbrojtjes.

Krivokapiq vuri në dukje mbrëmë për TV-në Vijesti se i ka përmbushur të gjitha afatet në lidhje me qeverinë e ekspertëve.

I pyetur se kush do ta marrë Ministrinë e punëve të brendshme, pasi Nikola Terziq hoqi dorë, Krivokapië tha se është duke biseduar me tre kandidatë, por që nuk mund të flasë për këtë.

Ai njoftoi se do të formohet një ekip i posaçëm për luftë kundër krimit të organizuar dhe se do të ketë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, e cila do të sigurojë fonde dhe ekspertë.

"Nuk është ky një proces për një ditë dhe për një moment. Kjo do të zgjasë për një periudhë të caktuar kohe, dhe ne shpresojmë që pas tre muajsh të arrijmë atë që të gjithë presin", theksoi Krivokapiq, transmeton "Danas".

Krivokapiq tha se nëse ai do të themelonte një parti, orientimi i partisë do të ishte demokristian.

"Nëse unë do të themeloja një parti, do të ishte i atij profili. Nuk kam ndërmend të themeloj parti dhe nuk do ta thtmeloj, tha Krivokapiq.

Ai tha se është konsultuar me dy persona për riorganizimin e qeverisë dhe administratës publike, por nuk deshi të tregojë se cilët janë ata.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat