Patriarku i Kishës ortodokse serbe Irinej ka vdekur sot si rezultat i infeksionit me koronavirus dhe vdekja e tij u konfirmua nga kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqi në profilin e tij zyrtar në Instagram të premten.
Vuçiqi ka postuar një foto në Instagram me patriarkun Irinej dhe ka shkruaar: "Pata nderin t'Ju njoh. Njerëz si ju nuk ikin kurrë...".
Patriarku serb ka vdekur në moshëm 90-vjeçare në spitalin mjekësor-ushtarak Karaburma në Beograd.