Numri i lindjeve vazhdon të bie në Itali, gjatë 2019 dhe 2020 shënohen të dhëna rekord në 150 vjet

Evropë

Numri i lindjeve vazhdon të bie në Itali, gjatë 2019 dhe 2020 shënohen të dhëna rekord në 150 vjet

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Shkalla e ulët e numrit të lindjeve në Itali është duke rënë më tej mes pandemisë COVID-19.

Kështu ka thënë kreu i agjencisë kombëtare të statistikave ISTAT, në një seancë dëgjimore parlamentare të martën, shkruajnë mediat e huaja.

“Është legjitime të supozohet se klima e frikës dhe pasigurisë dhe vështirësitë në rritje të një natyre materiale (të lidhura me punësimin dhe të ardhurat) të krijuara nga ngjarjet e fundit do të kenë një ndikim negativ në vendimet e pjellorisë së çifteve italiane”, ka thënë presidenti i ISTAT, Gian Carlo Blangiardo, në një seancë të përbashkët të komisioneve të buxhetit të Dhomës dhe Senatit.

“Niveli i 420,000 lindjeve të regjistruara në Itali në vitin 2019, më i ulëti në mbi 150 vjet, mund të bjerë në rreth 408,000 këtë vit”, sipas një skenari të ISTAT, bazuar në tendencat e fundit.

Madje, siç është thënë më tej, “kjo mund të bjerë më tej në 393,000 (lindje) në vitin 2021”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat