Zbulohet vajza e Vladimir Putin nga marrëdhënia me ish sanitaren, sot milionere

Evropë

Zbulohet vajza e Vladimir Putin nga marrëdhënia me ish sanitaren, sot milionere

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:46
Vladimir Putin

Vladimir Putin është vënë sërish në vëmendje të mediave për lidhjet e tij të fshehta dashurore. Sipas DailyMail, presidenti ka një vajzë adoleshente, nëna e së cilës ka qenë një sanitare, por është kthyer në milionere.

Bëhet e ditur se vajza e tij quhet Yelizaveta Vladimirovna, një 17-vjeçare e lindur nga një lidhje e gjatë midis Putinit dhe nënës së saj, Svetlana Krivonogikh.

Lidhja midis tyre mendohet se ka filluar në fund të viteve nëntëdhjetë, kur Svetlana ishte një sanitare, por disa burime kanë thënë se para vitit 2010, të dy mendohet se kanë shkëputur lidhjet plotësisht.

Vajza me emrin Yelizaveta, e cila nuk ka një baba të shënuar në certifikatën e saj të lindjes, sipas mediave, identifikuesi i vetëm i mundshëm është emri i saj i mesëm Vladimirovna që rrjedh nga emri i babait të saj. Ndërkohë, Vladimir Putin nuk ka reaguar në lidhje me këto pretendime, por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov mohoi të gjitha pretendimet për Svetlanën ose vajzën e saj.

Sakaq, Svetlana ka lindur në Shën Petersburg në 1975, dhe është rritur në një apartament modest. Gjatë fundit të viteve ’90 ajo punoi si një sanitare në një dyqan afër shtëpisë së saj, ndërsa studionte në Universitetin e Ekonomisë dhe Financave në Departamentin e Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare. Në vitin 2000 ajo mori diplomën dhe menjëherë më pas u zhvendos nga banesa në rezidencën e saj të re në Ishujt Kamenny me nënën e saj.

Banesat në ishull nuk janë për shitje të përgjithshme dhe janë shumica në pronësi vetëm të personave që janë afër Putinit. Sidoqoftë, një nga pronat e saj më të mëdha të aksioneve është në Bank Rossiya, e cila ka në bashkëpunim dhe Vladimir Putinin.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat