E rëndë: Suedezja 70 vjeçe dyshohet që e mbajti tri dekada të mbyllur djalin e vet

Evropë

E rëndë: Suedezja 70 vjeçe dyshohet që e mbajti tri dekada të mbyllur djalin e vet

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Policia dhe një prokurore suedeze njoftuan të martën se një grua 70 vjeçe është arrestuar në Stokholm nën dyshimin se e ka mbajtur të burgosur djalin e vet në banesën ku jetonte për rreth tri dekada.

Burri në të dyzetat u gjet në banesë nga një i afërm të dielën i lënduar, tha prokurorja Emma Olsson, duke shtuar se ai mund të jetë mbajtur i mbyllur për 30 vjet.

Disa medie suedeze, duke e cituar të afërmin që e gjeti burrin, thanë se ai është gjetur me një batanije në dysheme, pa dhëmbë, pa aftësi për të folur dhe i mbuluar me plagë dhe shenja të lëndimit, shkruan Reuters.

“Ai tash është në spital. Jam njoftuar se ai kishte nevojë për operacion”, tha Olsson, pa dhënë hollësi tjera për gjendjen e burrit të gjetur.

Gazeta suedeze “Expressen” dhe disa tjera raportuan se ky person ishte larguar nga shkolla në moshën 12-vjeçare.

Prokurorja bëri të ditur se gruaja e dyshuar i ka mohuar akuzat për burgosje të djalit dhe keqtrajtim fizik të tij.

Autoritetet nuk e kanë zbuluar identitetin e gruas së dyshuar dhe as të burrit që dyshohet se u mbajt i ngujuar për kohë të gjatë.

“Jejmi duke hulumtuar për të parë se sa kohë ka qëndruar i mbyllur burri, por vlerësojmë se është një kohë e gjatë”, tha një zëdhënës i policisë për agjencinë Reuters.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat