Covid-19 në Greqi/ 2199 raste të reja dhe 111 viktima në 24 orët e fundit

Evropë

Covid-19 në Greqi/ 2199 raste të reja dhe 111 viktima në 24 orët e fundit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 21:13
Ilustrim

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik EODY në Greqi publikoi sot 2199 raste të reja të virusit të ri në vend, 25 prej të cilave u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 107470.

Ndërkohë që 596 pacientë po trajtohen në intubim, 597 pacientë të tjerë janë liruar nga ICU.

Njëherësh në 24 orët e fundit ka pasur edhe 111 vdekje të regjistruara duke shkuar kështu numri në 2517 vdekje gjithsej në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat