Tërmet i fuqishëm në Turqi

Evropë

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:06
Ilustrim

Një tërmet me fuqi prej pesë ballë të Rihterit e ka goditur Turqinë sot në mëngjes.

Siç raporton Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive, tërmeti ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 06:45.

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 14 kilometrash në distriktin Kurtalan.

Deri më tani autoritetet nuk raportojnë pë dëme apo për të lënduar.

Guvernatori i Siirt, Osman Hacıbektaşoğlu, duke njoftuar se aktualisht nuk ka dëme nga tërmeti, tha se ekipet vazhdojnë punimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat