Situata e covid-19 në Greqi/ 1383 raste të reja dhe 98 të vdekur në 24 orët e fundit

Evropë

Situata e covid-19 në Greqi/ 1383 raste të reja dhe 98 të vdekur në 24 orët e fundit

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Vijon të jetë i lartë numri i infeksioneve në Greqi. Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 1383 raste të reja të virusit të ri në vend.

Fatkeqësisht edhe 98 qytetarë të tjerë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin në shtetin grek, duke e çuar në 2902 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Mosha mesatare e qytetarëve që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 96.1% kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Autoritetet njoftojnë se 594 pacientë janë të intubuar në spitale, ndërsa mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat