Zjarr në një magazinë pranë Barcelonës, raportohet për të paktën 3 viktima

Evropë

Zjarr në një magazinë pranë Barcelonës, raportohet për të paktën 3 viktima

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 00:39
Barcelonë

Tre persona kanë humbur jetën pas një zjarri në një magazinë të braktisur ku strehoheshin qindra emigrantë.

Autoritetet konfirmuan se 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar – dy në gjendje kritike për jetën – në zjarrin e rënë të mërkurën në mbrëmje në Badalona.

Zjarrfikësit raportuan për një viktimë të tretë gjatë ditës së  sotme, ndërkohë që mendohet se mund të ketë pasur dhe persona  të tjerë që kanë mbetur të bllokuar në vendngjarje.

 

Mendohet se magazina shërbente si strehë e rreth 100-200 emigrantëve, sipas autoriteteve bashkiake.

“Kemi lokalizuar 60 persona, por shumë  të tjera kanë dalë nga dritaret dhe janë larguar”, deklaroi kryetari i Badalonës, Xavier Garcia Albiol. “Ndoshta më shumë se 100 persona kanë dalë jashtë”. 

Rreth njëzetë skuadra zjarrfikëse kanë luftuar me zjarrin, i cili ishte aq i fortë saqë mundësitë për të  gjetur të mbijetuar janë të pakta, tha kreu i zjarrfikësve, David Borrell.

Kryetarja e autoritet shëndetësor të rajonit të Katalunjës, tha se 17 persona janë lënduar, dy prej të cilëve në gjendje kritike e katër në gjendje serioze, pasi janë hedhur nga godina për t’i shpëtuar flakëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat