Italia me masa të reja për të parandaluar valën e tretë të COVID-19

Evropë

Italia me masa të reja për të parandaluar valën e tretë të COVID-19

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Italia paralajmëron kufizime të reja gjatë sezonit të festave për të frenuar ngjitjen dhe për të shmangur një valë të tretë të koronavirusit.

Qeveria e Italisë do të duhet të vendosë kufizime të reja gjatë sezonit të festave për të frenuar ngjitjen dhe për të shmangur një valë të tretë, shkatërruese të koronavirusit, tha Kryeministri në një intervistë të botuar të Martën, raporton The Guardian.

“Për më tepër, tani nevojiten kufizime të reja … ne duhet të shmangim me çdo kusht një valë të tretë, sepse kjo do të ishte shkatërruese, gjithashtu nga pikëpamja e humbjes së jetëve”, tha Giuseppe Conte për La Stampa.

Qeveria e koalicionit të Contes po konsideron rregulla më të rrepta në mbarë vendin për festat e Krishtlindjeve dhe vitit të ri pasi turmat u dyndën në qendrat e qyteteve gjatë fundjavës menjëherë pasi Roma kishte zbutur disa kufizime të vendosura muajin e kaluar.

Italia është shteti evropian me numrin më të lartë të vdekjeve, me më shumë se 65,000 njerëz që vdiqën që nga shpërthimi në shkurt.

Conte tha se një fushatë vaksinimi do të duhej të synonte 10-15 milionë njerëz në mënyrë që “të kishte një ndikim efektiv në imunitetin” dhe se një qëllim i tillë do të arrihej deri në fund të pranverës ose më së voni para verës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat