Ministri i Shëndetësisë: Ka mundësi që varianti i ri i Koronavirusit po qarkullon edhe në Francë

Evropë

Ministri i Shëndetësisë: Ka mundësi që varianti i ri i Koronavirusit po qarkullon edhe në Francë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:50
Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka deklaruar ditn e hënë se është e mundur që një lloj i virusit të ri të Covid-19 po qarkullon në Francë, megjithëse testet e fundit nuk kanë indetifikuar në Francë ndonjë rast.

“Është plotësisht e mundur që virusi po qarkullon në Francë”- tha Veran radios Evropa 1.

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar raportohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm, duke detyruar masa të reja bllokimi në vend si dhe kufizime të udhëtimeve nga vendet fqinje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se raste me mutacione të reja të koronavirusit janë identifikuar në Danimarkë, Hollandë, Australi dhe Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat