Llogaritë e ministrit britanik: Koha, kur do të marrë fundi makthi që po gjunjëzon botën

Evropë

Llogaritë e ministrit britanik: Koha, kur do të marrë fundi makthi që po gjunjëzon botën

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:50
Matt Hancock

Britania e Madhe nuk po gjen paqe. As bota mbarë, lidhur me pandeminë, që e ka gjunjëzuar atë prej gati një viti.

Një tjetër variant i ri i COVID-19 është zbuluar në Britaninë e Madhe.

Sekretari për Shëndetësinë, Matt Hancock ka deklaruar se pas dy kontakteve ku është zbuluar varianti i ri, fshihen udhëtarët e  ardhur nga Afrika e Jugut. Vetëm pak ditë më parë Britania e Madhe rregjistroi një tjetër variacion që transmetohej 70 për qind më shpejt se virusi që ishte në qarkullim deri tani.

“Ky virus është akoma më i transmetueshëm dhe duket se ka mutacion më tej sesa virusi i ri”- tha Hancock.

I pyetur për variantin e ri shumë të transmetueshëm, nëse qeveria është fajtore për mbivlerësimin dhe a është e mundur që Mbretëria e Bashkuar të mund të kthehet në normalitet deri në Pashkë. Hancock përgjigjet: Shumë i sigurt se do t’i rikthejmë gjërat në normalitet para vitit 2022.

Ai shtoi se edhe shpërndarja e vaksinës po përshpejtohet.

Britania e Madhe po karantinon rastet me COVID-19 nga Afrika e Jugut dhe po vendos edhe kufizime udhëtimi me shtetin në fjalë nga thuhet se po vjen varianti i ri.

Lidhur me rastet e fundit të COVID-19, që kanë alarmuar gjithë botën, shumë vende kanë ndaluar udhëtimet me Britaninë e Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat