Masat kundër Covid-19/ Nga nesër, 3/4 e Anglisë do të jenë nën ‘Nivelin 4’

Evropë

Masat kundër Covid-19/ Nga nesër, 3/4 e Anglisë do të jenë nën ‘Nivelin 4’

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:25
Angli

Nga nesër, tre të katërtat e Anglisë do të jenë nën Nivelin 4, pasi Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, publikoi masat e reja shtesë për të parandaluar rritjen e rasteve të koronavirusit.

Vendimi i qeverisë britanike vjen një ditë pas rritjes drastike të infeksioneve, ndërsa numri i pacientëve me koronavirus në spitalet e Anglisë ka arritur kulmin.

Miliona njerëz po përballen me kufizime më të forta për shkak të Covid, ndërsa qeveria zgjeroi zonat e Nivelit 4.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftoi ndryshimet ndaj deputetëve të mërkurën, duke thënë se, edhe pse këto masa do të jenë një barrë e konsiderueshme mbi njerëzit, kjo është absolutisht e nevojshme.

“Rastet me rritje të theksuar dhe shtrimet në spital tregojnë nevojën për të vepruar aty ku virusi po përhapet”.

Kjo do të thotë që tre të katërtat e popullsisë së Anglisë do të jetojnë nën kufizimet më të rënda.

Matt Hancock tha gjithashtu se vaksina e Oksfordit është hapi i vetëm më i madh që është bërë nga pandemia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat