Ambasadori amerikan Nelson: Rusët nxisin ndarje në Ballkan dhe nuk promovojnë përparimin në integrimet në BE

Evropë

Ambasadori amerikan Nelson: Rusët nxisin ndarje në Ballkan dhe nuk promovojnë përparimin në integrimet në BE

Nga: F.B Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:43
Erik Nelson

Ambasadori i ShBA-ve në BeH Erik Nelson mendon se të gjithë qytetarët në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në të gjithë regjionin, në vitin me ardhjen e presidentit të 46-të Joe biden mund të presin përkushtimin e vazhduar të Uashingtonit në përforcimin e sigurisë dhe prosperitetit, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Në intervistën për portalin e Radio Sarajeva, Nelson ka thënë se në Ballkanin perëndimor mund të shihet se siç u shpreh “ për fat të keq ndikimi rus, hapa rus, nxitën ndarje dhe nuk promovohet përparimi në integrimet e BE-së”.

E gjithë kjo, sipas tij është ardhmëria më e mirë, që garanton siguri dhe prosperitet për Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Bosnja dhe Hercegovina i takon Evropës! Ndërsa Evropa dhe bashkësia euro-atlantike në BeH shohin potencial për integrim “ tha diplomati amerikan, transmeton “Tanjug”.

Nelson shtoi në fund se ShBA qartë dhe fuqishëm mbështesin këtë synim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat