Metroja e Moskës/ Rikthen drejtuesit femra të trenave

Evropë

Metroja e Moskës/ Rikthen drejtuesit femra të trenave

Më: 4 janar 2021 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Metroja e Moskës thotë se ka punësuar drejtueset e para femra të trenave që kur rregulli i shumëpolemizuar që i ndalonte gratë të ushtronin disa profesione, u shfuqizua vitin e kaluar.

Departamenti i transportit në qytet mirëpriti drejtueset e para femra të trenave elektrikë në Moskë, të dielën, duke folur për një erë të re. 12 femra iu bashkuan rrjetit në kryeqytetin Rus më 1 janar 2021.

Metroja e Moskës ndali punësimin e femrave drejtuese në fillim të viteve 1980. Femra e fundit drejtuese treni doli nga shërbimi në 2014. Profesioni iu shtua një liste punësh që konsideroheshin të rënda fizikisht ose të rrezikshme për tu kryer nga femrat.

Sidoqoftë, ai u hoq nga lista, bashkë me punë të tjera si drejtuese kamionësh dhe kapitene anijesh, pasi shumë aspekte fizike të rolit u bënë të automatizuara.

12 gratë që iu bashkuan metrosë kanë përfunduar trajnimet përkatëse dhe kanë marrë lejen, duke u bërë të gatshme për të marrë përsipër përgjegjësinë e transportit të pasagjerëve. Shoferet femra kanë opsionin që të zgjedhin uniformën me të cilën do të ndjehen më komode, me fund apo me pantallona. Femrat mundën së pari të aplikonin për drejtuese trenash në metro në vitet 1936-1980. Metroja e Moskës thotë se planifikon të punësojë më shumë drejtuese femra vitin e ardhshëm…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat