Vrasës me pagesë nga Kolumbia ishin nisur për të eleminuar disa njerëz në Mal të Zi

Evropë

Vrasës me pagesë nga Kolumbia ishin nisur për të eleminuar disa njerëz në Mal të Zi

Më: 9 janar 2021 Në ora: 08:58
Ilustrim

Në Vjenë iu vendos një ndalesë një misioni vdekjeprurës, gjatë rrugës për tek klientët e tyre të mafias ballkanike në Malin e Zi. Ishin dy vrasës që kishin fluturuar nga Kolumbia për t’u fshehur fillimisht për dy ditë në Austri.

Ish ushtarët elitë që duhet të kishin “eleminuar” disa objektiva në të njëjtën kohë, duke i hedhur në erë.

Sipas gazetës austriake Kronen Zeitung, në parim, ata nuk janë vrasës profesionistë. Njërit i duheshin para për shtëpinë, tjetrit për të shlyer borxhet. Kështu që ish-ushtarët kolumbianë pranuan “ftesën” e një bashkatdhetari të tyre që punon në Malin e Zi.

Oferta e klanit Mafia ishte 25 mijë euro, nëse do të përfundonin planin me sukses. Dhe sipas shërbimit sekret, ishin disa figura kryesore mafioze të Ballkanit, që duheshin shuar.

Hetuesit tashmë ishin duke pritur në kufi

Siç zbulon kjo gazetë austriake, ndalimi i tyre u bë në dhjetor të vitit 2018, në Vjenë, ku misioni u ndalua gjatë rrugës. Thuhet se ata kanë pritur dy ditë e dy netë në një vend akoma të panjohur për fshehje derisa një shofer i mori në agim.

Por ajo që ata nuk dyshuan, u ndodhi në Mal të Zi, pasi hetuesit po i prisnin në kufirin e këtij shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat